21:58 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / MSH

Aksidentohet ministri Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se sot është aksidentuar me veturë.

Teksa po kryente vizitë rutinë në terren tek një fermë në Ferizaj, vetura e tij u godit nga një veturë tjetër, ku si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime të lehta por pa pasoja serioze.

“Ju falenderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim” ka thënë mes të tjerash ministri Peci.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, miq e dashamirë,

Gjatë vizitave në teren sot vetura në të cilën ishim, u godit nga një veturë tjetër ku për shkak të kësaj, pësuam lëndime të lehta por pa pasoja serioze.

Ju falenderoj të gjithëve që keni shprehur shqetësim e kujdes ndaj meje dhe shoqëruesit tim.